Tifozë të kombëtares gjermane në botëror mund të gjesh kudo, por që një anglez do të detyrohej të ngjyrosej me të kuqe, të zezë dhe të verdhë e të zbriste në shkallët e stadiumeve të Brazilit në mbështetje të “Panzerave”, kjo ishte e paparashikuar.
Tre tifozë të Anglisë u fotografuan me fanelat e kombëtares së tyre të veshura, por me ngjyrat gjermane në fytyrë dhe përpara një banderolë ku shkruhej: “Shiko se cfarë na detyrove të bëjmë Roy”.
Banderola i drejtohet trajnerit të Anglisë Roy Hodgson të cilin e fajësojnë për eleminimin e skuadrës së tyre që nga faza në grupe. Tre të rinjtë kanë qenë pjesë e një basti, që nëse skuadra e tyre do të eliminohej para Gjermanisë, ata do të mbështesnin panzerat në stadium; basti i humbur. / Top Channel
0 comments:
Post a Comment