Në një ndeshje para shumë tifozëve të futbollit u luajt finalja në mes të dy ekipeve finaliste Petriti - Menar Jora Center nga Prishtina ku fitues pas ekzekutimit të penalltive u shpall Menar Jora Center.
Në këtë finale futbolli prenzent ishte edhe Kryetari i Komunës Begzad Sinani i cili ndau mirënjohje lojtarit më të mirë të turnirit Agon Ramadani dhe ndau kupën për ekipin fitues, po ashtu prezent ishin dhe kryesuesi Bajram Dërmaku dhe Drejtoresha e Kulturës dhe Rinisë, Sportit Venera Dërmaku-Rexha në emër të drejtorisë përshendeti të pranishmit.
I nderuar kryetar z.Begzad Sinani,të nderuar të pranishem dhe në veqanti bashkëatdhetarë!
Me lejoni tiu përshëndes në emër timin dhe të DKRS-së! I përgezoj organizatoret e ketij turniri që tash e sa vite e begatojn Roganën dhe krejt Komunën Dardanën me aktivitete sportive përmes këtij organizimit të këtij turniri tashmë tradicional! Ju siguroj që në si Drejtori do të vazhdojm të mbështesim organizimin tuaj edhe në vitet tjera në menyrè qè të jetë turnir madhështor vit pas viti! Ju ftoj të gjithve që me atë që kemi mundësi ta mbeshtesni sportin në komunën tonë, sepse kështu do të ndihmojmë sportistët tonë që të arrijnë rezultate me të cilat ne do të krenohemi dhe do të përfaqesohemi në nivel vendi dhe nderkombtar! Ju falemnderit për vëmendje! Urime ekipit fitues të këtij turniri. Shëndet dhe suksese të gjithëve!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment