Reshjet e shumta të shiut kanë bërë të pakalueshme rrugën Hajnoc –Strezoc ku për disa orë kanë mbetur të bllokuara pas shembjes së dheut. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit është aktivizuar menjëherë me njësitin e zjarrfikësve, stafin e saj dhe lopatën ngarkuese për të liruar rrugët e bllokuara.

. “Rruga për fshatin Meshinë është e bllokuar ndërsa ka informata se është bllokuar edhe një rrugë lokale në Tugjec.

 Komuna e ka bërë të kalueshme rrugën për Strezoc, por ftohen vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes për shkak të mundësisë së shembjes së dheut në vende të caktuara.”

Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka thënë se komuna është marrë me lirimin për qarkullim të rrugës regjionale për Strezoc për shkak se kompania që e mirëmban këtë rrugë nuk ka arritur ta liroj atë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top