Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, njësia Komunale per te Drejtat e Njeriut ne bashkëpunim me GGK organizoi një tryeze te rrumbullaket ku morën pjese Anëtarët e GGK, Zyrtar nga Policia e Kosovës, Zyrtare nga Drejtoritë Komunale, përfaqësues nga OSBE-ja, OJQ , etj

Takimin e hapi Koordinatorja e NJKDNJ-se M.Sc.Nazmije Demolli-Kastrati e cila nder te tjerat tha: 25 nëntori është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, dita kundër dhunës ndaj grave. Mund të themi se miliona gra, çdo ditë bëhen viktimë e formave të ndryshme të dhunës: fizike, seksuale dhe psikologjike. Por, mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen.
Ne ju bëjnë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

Qasja ndaj dhunës mbi gratë e vajzat si shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është një komponent kyç i 16 Ditëve të Aktivizmit
Fushata e 16 Ditëve organizohet në mbarë botën nga aktivistë të të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave. Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. Me pas me diskutime kontribuan edhe te pranishmit.
Gjate kësaj dite janë tek qytetaret janë shpërnda edhe fletëpalosje te përgatitura nga Koordinatorja e NJKDNJ-s.

0 comments:

Post a Comment

 
Top