Nga data 26-27 nëntor në Shkup, mbahet konferenca e parë Rajonale me projektin : “ Mbrojtja e Minoriteteve në Evropën Juglindore” . Në konferencë pos komitetit drejtues të projektit ,edhe përfaqësues të e 36 bashkive të përzgjedhura dhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës.

Projekti në fjalë përfshin një skemë grantesh për të mbështetur 36 njësi të pushtetit vendor në përgatitjen e përgjigjeve konkrete për eliminimin e pengesave në zbatimin e të drejtave të minoriteteve në nivel lokal, të cilat do të përforcohen me asistencë të rregullt teknike në terren nga Këshilli i Evropës.

Njësitë e pushtetit vendor janë përzgjedhur nëpërmjet një procedure të hapur, në bazë të kritereve të paracaktuara. Granti për çdo njësi arrin deri në 18.000 euro, nga të cilat 10%janë kontribut i autoriteteve vendore për buxhetin e përgjithshëm të projektit. Konferenca në fjalë ,po ashtu do të shërbej si vend takimi, ku përfaqësuesit e bashkive të përzgjedhura do të nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjet për grantet e vogla , të cilat hapin rrugën e zbatimit të projektit në terren

0 comments:

Post a Comment

 
Top