Stacioni policor në Kamenicë, ka pranuar një informatë se në fshatin Koretin dy regjistrues të pronave bujqësore ishin penguar dhe sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Sipas Hashanit dy viktimat një femër dhe një mashkull shtetas të Kosovës në cilësinë e regjistruesve të ekonomive bujqësore janë sulmuar nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Koretin në oborrin e shtëpisë së tij.
Njëri nga viktimat ka kërkuar ndihmën e mjekut. I dyshuari i rastit fillimisht është arrestuar nga policia dhe është intervistuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i referohet PTH-së.
0 comments:
Post a Comment