Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës Andrew Forde vizitoi Kamenicën
Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde vizitoi
Komunën e Kamenicës dhe u prit nga Kryetari Begzad Sinani me bashkëpunëtorët. Andrew Forde e përgëzoj kryetarin Sinani dhe Komunën e Kamenicës për përzgjedhjen e Kamenicës në mesin e katër komunave më të mira të Kosovës për partneritetin e Komunave të Evropës Juglindore me Këshillin e Evropës në kuadër të projektit "Promovimi i te drejtave te njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve".
Kryetari Sinani e falënderoj drejtorin Andrew Forde për bashkëpunimin me Komunën e Kamenicës si në këtë projekt poashtu edhe në projekte të tjera si dhe e informoi atë me punët dhe projektet që po zhvillohen në komunën e Kamenicës, ku një vëmendje të veqantë i kushtoj edhe çështjes së integrimit të komuniteteve pakicë në institucione dhe në jetën e përditshme në Kamenicë.
Kryetari Sinani kërkoj mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar në realizimin e projekteve të infrastrukturës në veqanti. "Jam i interesuar për asfaltimin e disa rrugeve në Berivojcë, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal kemi një kërkesë të përbashkët me kryetarët e komunave Novobërdë e Ranillug për asfaltimin e një rruge nga Berivojca e cila kalon nëpër teritorin e Ranillugut dhe lidhet me Komunën e Novobërdës, për këtë projekt do të ishte e mirëseardhur ndihma dhe mbështetja e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës" tha kryetari Sinani.
Ndërsa duke folur për programet e Këshillit të Evropës drejtori Forde ka thënë se ato janë të fokusuara në të drejtat e njeriut, integrimet evropiane , arsimimin dhe trashëgiminë kulturore.
Nënkryetari Fatmir Matoshi foli për angazhimet e komunës për ruajtjen e rinisë nga përdorimi i alkoolit dhe drogave. "Maturantët e sivjetmë do të jenë studentët e vitit të ardhshëm dhe ne jemi të interesuar që ata të jenë të vetdijësuar dhe të përgatitur mirë për rrugën e tyre andaj programet dhe fushatat për parandalimin e përdorimit të drogave dhe alkoolit irëseardhura dhe të domosdoshme" tha nënkryetari Matoshi
Drejtori Forde u interesua edhe për ndikimin që ka në nivelin komunal ngërqi politk dhe moskrijimi i institucioneve.
Palët u dakorduan për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen.
0 comments:
Post a Comment