Partia e parë politike në Kosovë e cila u themelua më 23 dhjetor të vitit 1989 sot shënon 25 vjetorin e themelimit të saj.
E themeluar si alternativa e parë e rezistencës politike shqiptare kundër regjimit komunist jo vetëm në Kosovë por edhe në ish-Jugosllavi, mblodhi një grupm intelektualësh të cilët në Kuvendin themelues zgjodhën dr.Ibrahim Rugovën për kryetar të LDK-së.
Prej këtij momenti do të nis rrugëtimin politik edhe LDK-ja edhe dr.Ibrahim Rugova.
LDK u shndërrua në një uragan të fuqishëm që shembi mitet e sistemit komunist në Kosovë.
Dr.Ibrahim Rugova u shndërrua në lideri të shekullit të ri të shqiptarëve duke shënuar epkën e tij, Epokën e Ibrahim Rugovës.
Me këtë rast kryetari i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës dr.Isa Mustafa përmes rrejtit social ka postuar një ftesë në të cilën fton të gjithë aktivistët dhe rugovistët që të marrin pjesë në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të LDK-së.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment