Në prani të Kryetarit Komunës z.Begzad Sinani,përfaqsuesit të Ministrisë Bujqësisë dhe përfaqsuesit të BE-së,drejtorisë së Bujqësisë dhe të shumë fermerëve të komunës sot është bërë hapja e zyrës informative dhe këshilluese për fermerët e Kamenicës.

Kryetari Sinani theksoi "Kjo zyrë do të jetë e hapur dhe këshilltari do të jap informata, këshilla për fermerët me qëllim të lehtësimit për aplikim në donacionet e Ministrisë dhe të Bashkimit Europian ku komuna jonë ka potenciale të mira për zhvillimin e blegtorisë,bletarisë dhe turizmit rural ne si komunë do të bëjmë cdo gjë është e mundur me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për ju".

Financues të këtij projekti do të jetë zyra e Bashkimit Europian dhe Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe zhvillimit rural.

0 comments:

Post a Comment

 
Top