Kryesia e KF “Kamenica”,ka bërë reagim publik , kundër padrejtësive që po i bëhen qe tri vite me radhë nga FFK-ja .Përmes këtij reagimi publik, duam t`ju njoftojmë se ky është viti i tretë me radhë që FFK-ja na dëmton rëndë, FFK-ja kundërtasharëve tanë lojërat e humbura ua kthenë fitore në tavolinë, ashtu siç kishte ndodhë edhe në vitin 2012, 2013, ndodhi edhe këtë sezon (2014).
Deri dje në tabelat informuese të FFK-së, K.F.”Kamenica”, ishte kampione vjeshtore, ne Ligën e Dytë të Futbollit në grupin (B), kurse mbrëmë vonë FFK-ja paraqet një tabelë joreale, aspak sportive, aspak morale, “kampion vjeshtor” e vendosin K.F.”Vitinë”, me dy pikë më shumë se ne, derisa ne në fund të sezonit ne kishim një pikë më shumë se K.F.”Vitia”. Dhe Çfarë bënë FFK-ja jonë, ajo (FFK-ja) vendosë që lojën e humbur të Vitisë në xhiron e shtatë nga K.F.”Rinia” Dobrevë me rezultat 2:1, t`ia regjistrojë 0:3 në favor të K.F.”Vitisë”.
Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë futboll në këtë formë dhe me këto kushte të dyfishta, FFK-ja është duke hilezuar me ne dhe djersën tonë, kurse ne jemi klubi me i suksesshëm në ligë, më i disiplinuari, më i sjellshmi, pa i mbetur borxh asnjëherë FFK-së apo referëve.(Dardanapress)
0 comments:
Post a Comment