Nënkryetari i Komunës së Kamenicës e ka pritur sot Kolonelin Amerikan John Wilson. Përmes një njoftimi në facebook, Matoshi ka njoftuar për takimin me ushtarakun amerikan me të cilin ai ka miqësi të kamotshme.

Ja postimi i plotë “Sot e prita në ndërtesën e Komunës së Kamenicës kolonelin John Wilson, ish komandant i KFOR-it në Kamenicë gjatë viteve 2003 – 2005. Koloneli Wilson është shpallur nga Kuvendi Komunal i Kamenicës – Qytetar Nderi. Tashmë i angazhuar në mision në Kombet e Bashkuara, Koloneli Wilson kthehet në Kamenicë shpeshherë për të parë përparimet në Komunën tonë dhe Komunën e Tij. Faleminderit për vizitën Kolonel Wilson.”

0 comments:

Post a Comment

 
Top