Në takim e sotëm të kryetarit të komunës z.Begzad Sinani dhe drejtorët komunal u diskutua rreth punës një vjetore të Komunës.
"Unë kam marrë raportin për këtë vit ku kam parë zvogëlime të mëdha sa i përket drekave zyrtare ato, janë ulur në 57% duke i përfshirë takimet e festave zyrtare që janë si : Dita e Çlirimit të komunës, përvjetori i pavarësisë së Kosovës etj.
Ne do të mundohemi që bashkërisht në vitin e ardhshëm të bëjmë edhe me pak shpenzime për dreka zyrtare", ka thënë ai.
Kryetari po ashtu tregoi edhe për suficitin që komuna e Kamenicës ka humbur nga buxheti i saj për vitin 2013 që 132000 euro nuk i ka shpenzuar dhe qeveria i ka tërhequr ato,ndërsa sa i përket vitit 2014 nuk ka as edhe 1 euro që duhet t'i kthehen buxhetit qeveritar.
Në këtë takim kryetari i njoftoj drejtoret që nesër do të mbahet takimi për debat publik me qytetarë.
0 comments:
Post a Comment