Inspektori i ngarkuar me hetimet për masakrën në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” Herlic Fredou ka bërë vetëvrasje, njoftojnë medie, transmeton Koha.net.

Vetëvrasja ndodhi në Limoge, në zyrën e inspektorit të enjten në mbrëmje, menjëherë pas takimit që Fredou kishte pasur me familjen e njërit nga viktimat.

Sipas informatave preliminare Fredou kishte bërë vetëvrasje para se të kishte shkruar raportin e asaj çfarë i kishte thënë familja.

Medie franceze thonë se inspektoi ka pasur probleme me depresion e policia ka shtuar se është e shokuar me lajmin dhe se askush s’e ka pritur atë.

Fredou është dashur të udhëhiqte hetimet për sulmin në “Charlie Hebdo” në të cilin u vranë 12 persona.

0 comments:

Post a Comment

 
Top