2015 nisi me vajza dhe gjinia femërore ka prirë edhe gjatë vitit 2014. Veçori e lindjeve në Kosovë janë edhe emrat. Secili vit ka një trend të emërimit të foshnjave dhe te lindjet që u bënë në Prishtinë prijnë emrat Amar, Ajan, Alea dhe Tuana.

Amari është trenjak, por kjo nuk është e vetmja që e veçon.

Emri i tij ka qenë më i shpeshti gjatë vitit 2014 në lindjet e bëra në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës.

145 djem kanë marrë këtë emër deri në fund të dhjetorit.

Pas Amarit, radhiten emrat Ajan, Anuar dhe Diar,  Ndërkohë te vajzat prijnë 107 Alea dhe 84 Tuana.

Emri Tuana prindërit thonë se u pëlqeu më së shumti.

Ofiçari në Qendrën Gjinekologjike ka thënë se trend janë emrat fetarë.

Sipas tij, fenomeni i emrave është i përvitshëm.

Nëse në fillim të 2000-ës prinin djemtë me emrin Rron, numri i tyre tani është shumë i vogël.

Ndër emrat më të përdorur janë edhe Omer, Anik, Eris, Noar dhe Erina, Medina, Buna e Sara.

0 comments:

Post a Comment

 
Top