Gazeta daneze “Jyllands Posten”, e cila ka zemëruar komunitetin mysliman duke botuar karikaturat e profetit Muhamed  10 vjet më parë, nuk do të vazhdojë të botojë karikaturat e revistës “Charlie Hebdo”  për shkak të çështjeve të sigurisë, e vetmja nga gazetat e mëdha daneze që ndërmori këtë veprim.

"Kjo tregon se dhuna ka efekt," ka deklaruar gazeta në editorialin e saj këtë të premte.

Gazetat tjera të mëdha daneze ripublikuan karikaturat e së përjavshmes satirike franceze si pjesë e njoftimeve dhe mbulimit të ngjarjeve nga sulmi që vrau 12 persona në Paris të mërkurën.

Edhe gazetat e mëdha evropiane ripubkiluan këto karikatura si protestë kundër vrasjeve.

Kur gazeta daneze “Jyllands-Posten” publikoi 12 karikatura nga artiste të ndryshëm në shtatorin e 2005-ës, shumica e të cilave portretizonin profetin Muhamed, shkaktoi një vale protestash anembanë botës islame në të cilat vdiqën më së paku 50 persona.

“Ne kemi jetuar me frikën e sulmit terrorist për nëntë vjet dhe po, ky është shpjegimi pse ne nuk do të ripublikojmë karikaturat, pavarësisht nëse janë tonat apo të ‘Charlie Hebdo’-s. Ne jemi të vetëdijshëm se po përkulemi para dhunës dhe frikësimit ”, thonë në “Jyllands Posten”.

Gazeta vendosi të shtojë  nivelin e sigurisë.

“Brenga për sigurinë e punëtorëve tanë është gjëja kryesore”, thuhet në editoriaalin e gazettes.(kallxo.com)

0 comments:

Post a Comment

 
Top