Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka mirëpritur sot humanistin Artan Selmani, së bashku me babain e tij Shemsi Selmanin nga Komuna e Ferizajt.

Artan Selmani që jeton dhe punon në Toronto të Kanadasë ndihmoi dhjetë familje të Komunës së Kamenicës me një shumë mjetesh prej 2000 eurosh.

Familjet që paraprakisht kishin bërë kërkesa në komunë u përzgjodhën në bashkëpunim me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Agim Bucolli.

“Ne jetojmë dhe veprojmë në Kanda dhe me disa shokë kohë pas kohe grumbullojmë mjete për të ndihmuar familjet kosovare që janë në gjendje të rëndë sociale, ndihem shumë mirë kur e shoh se kemi arritur sadopak të zbusim varfërinë në Kosovë.

Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen tu qëndrojmë sa më pranë familjeve kosovare” ka thënë Artan Selmani

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi e ka falënderuar z. Selmani për kontributin e tij dhënë ndaj familjeve të Kamenicës.

“Është kënaqësi e veqantë ta kemi mikun tonë Artan Selmanin sot në Kamenicë, ai me ndihmat e tij ka qenë prezentë edhe në komuna të tjera të Kosovës, Artani dhe shokët e tij në Kanada po kryejnë detyrën e një patrioti të vërtetë i cili i gjendet pranë bashkëqytetarëve në këtë situatë të rëndë sociale.

Këta djem nderojnë familjet e tyre në radhë trë parë, pastaj janë nderi dhe krenaria e mërgatës sonë kudo nëpër botë. Për këtë gjest bujar e falënderoj Artanin në emrin tim , në emër të kryetarit Sinani dhe në emër të gjitha familjeve përfituese” tha nënkryetari Matoshi i cili ftoi edhe të tjerët që kanë mundësi të ndihmojnë familjet me gjendje të rëndë sociale.

Humanisti Artan Selmani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe Drejtorin e DSHMS-së Agim Bucolli vizituan tri familje në Krilevë dhe Strezoc, ndërsa në zyrat e DSHMS-së u takuan edhe me shtatë familje të tjera të cilat poashtu u ndihmuan gjatë ditës së sotme.

0 comments:

Post a Comment

 
Top