Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës raporton Policinë e Kosovës se në lokalin e tij i cili ndodhet në shtëpinë e vjetër të kulturës ka zënë në flagrancë duke vjedhur tre persona të moshës 15-20 vjeçare të cilët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes njoftoj policia.

Në vendin e ngjarjes ka dal patrulla policore dhe njësiti i hetimeve dhe kane arritë t`i identifikoj të dyshuar të mitur të cilët janë sjell në stacionin policor dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të qendrës për punë sociale tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Sipas ankuesit të dyshuarit kanë hapë me forcë derën e hyrjes së lokalit dhe kanë vjedhur dy përforcues të zërit si dhe kanë dëmtuar muret e objektit duke i nxjerr kabllot e rrymës elektrike ku vlera e dëmit sillet rreth 1500 €.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të iniciohet rast vjedhje e rëndë dhe dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt.

0 comments:

Post a Comment

 
Top