Komunikatë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Dardanë

_________________________________________________________________________________

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra Dardanë

  VETËVENDOSJE  ËSHTË  SHPËTIMI!

 Në takimin me grupin e punës të mbajtur me 23 janar 2015, i cili ishte ftuar për mobilizimin e aktivistëve për protestën gjithëpopullore për mbrojtjen e pasurisë tonë kombëtare ,Trepcen, dhe kërkesën për shkarkimin  e Jabllanoviqit, ishte prezent sekretari organizativ Dardan Molliqaj  dhe koordinatori për Qendrën e Dardanës Qëndron Kastrati. Në takim u diskutua për qëllimin e protestës, organizimin e saj dhe mbështetjen nga qytetaret e Dardanës.

Qendra LVV-Dardanë, në këtë takim gjithashtu ka mirëpritur aderimin e Bajram Mavriqit, ish-sekretarin organizativ të   AAK-së në Dardanë.

 Lëvizja VETËVENDOSJE është e hapur për të gjithë njerzit e vullnetit të mirë e që për qëllim kanë  ndryshimin e qeverisjes në vend. Sot qytetarët janë te zhgënjyer me gjendjen ekonomike dhe politike  e cila  nuk u jep aspak shpresë për një jetë të dinjitetshme prandaj këto ardhje janë shprehje e vullnetit dhe besimit për VETËVENDOSJE!

Ne besojmë se VETËVENDOSJE është shpëtimi i këtij vendi dhe të gjitha ardhjet e reja në radhët tona janë shpresë se ky ndryshim është afër.

0 comments:

Post a Comment

 
Top