Edhe kësaj radhe Kryetari Sinani, e ka mbështet kërkesën e Grupit të Grave të Kamenicës për vazhdimin e financimin të projektit për vazhdimin e shkollimit të 24 femrave dhe meshkujve ( për klasën e X dhe vazhdimin e 22 femrave të tjera për klasën e XI), të cilët kanë ndërpre shkollimin e mesëm për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. raporton Tvkamenica
Pikërisht, sot më, 16 dhe 17 janar, 2015 , 24 persona (femra dhe meshkuj) të komunës sonë iu nënshtruan testit me shkrim dhe atij me gojë në shkollën mesme teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” për klasën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë (X dhe XI).
E rëndësishme kësaj radhe ishte se në mesin e këtij nr të përzgjedhur ishin të përfshirë edhe meshkuj, të cilët nuk kanë pasur mundësi që ta përfundojnë shkollimin e mesëm.
Këta persona femra dhe meshkuj shprehën falënderim të veçantë Grupit të Grave të Kamenicës për iniciativën e ndërmarr për të krijuar mundësinë që ta përfundojnë shkollimin e mesëm pa pagesë.
Znj.Ibadete Ahmetaj, kryetare e Grupit të Grave të Kamenicës, theksoi: pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, përkatësisht të klasës X, dhe të Grupit të parë për klasën e XI do të vazhdohet me klasat e tjera.
Ajo e falënderoi kryetarin e komunës z.Begzad Sinani, i cili edhe kësaj radhe, përkrahu këtë projekt të rëndësishëm shoqërorë, për t’i ndihmuar në ngritjen arsimore të femrave dhe meshkujve në komunën tonë.(Tvkamenica)
0 comments:
Post a Comment