Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se në BE, sistemi i azilit ekziston vetëm për ata njerëz që largohen nga persekutimi ose dëmtimi i rëndë në vendin e tyre dhe, për pasojë, kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, transmeton zeri.info.

Në rastin e Kosovë, shansat që qytetarëve të ju pranohen kërkest për azil, pothuasje nuk ekzistojnë, thuhet në përgjigjjen e zyrës BE-së, në Prishtinë, dërguar Zërit.

“Çdo vendim për të pranuar kërkesën për azil është individuale, por duhet të merret parasysh se gati të gjitha kërkesat për azil nga Kosova refuzohen dhe njerëzit riatdhesohen”, thuhet ndër tjerash në përgjigjjen e tyre, shkruan Zëri.

Andaj kosovarët po rrezikojnë që të bëjnë shpenzime të mëdha, vetëm për t’u rikthyer në Kosovë, me ç’rast ata do të bëhen edhe më të varfër, deklarojnë përfaqësues të BE-së.

Po ashtu BE, thotë se kërkesat e shumta të kosovarëve për azil në BE, nuk shkojnë në interes të Kosovës, kur bëhet fjalë për dialogun e liberalizimit të vizave.

Qindra kosovarë po lëshojnë vendin çdo natë. Bazë shifrave të nisjës së qytetarëve vetëm nga stacioni i autobusave të Prishtinës, llogaritet që çdo ditë Kosovën e lëshojnë rreth 700 persona.(zeri)

0 comments:

Post a Comment

 
Top