(Botasot)
Problemi i migrimit të qytetarëve tanë për në perëndim nuk është një problem që ka filluar vetëm që dy muaj, grumbullimi i problemeve tash e 16 vite ka bërë që sot qytetarët tanë të kenë para vetës vetëm dy alternativa, ose të fillojnë protesta të fuqishme ose të dalin jashtë Kosovës për të kërkuar një jetë më të mirë, thotë publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami.
Ai pohon se, shumë nga këta vendosin për të migruar nga frika se po të fillojnë protesta të fuqishme mund të dëmtojnë shtetin e brishtë të Kosovës.
“Rinia sot nuk sheh as më të voglën perspektivë për të jetuar në Kosovë, ata nuk shohin se janë vendimmarrës në çështjet që kanë të bëjnë me jetën e tyre, ata e shohin veten sikur njerëz të dorës së dytë karshi të rinjve të rajonit, nuk kanë më shumë se 20 cent në ditë për të jetuar, nuk ka punë, shohin fëmijët e pushtetarëve dukës shëtitur me vetura të shtrenjta, shohin shtëpie luksoze të politikanëve tanë, të gjitha këto kanë ndikuar që rinia jonë të ik dhe ti thotë lamtumir vendit të tyre. 120 deputet e Kosovës mund lehtë të llogaritsh për kah pasuria me 1.000.000 milion qytetar të Kosovës”, potencon Islami për gazetën “Bota sot”.
Ai pohon se, Qeveria që është e pafuqishme dhe që ka trashëguar probleme që janë mbjellë tash e 16 vite e ka vështirë të bind qytetarët që do të bëhet diçka mirë për ta.
“Prishja e bllokut opozitar dhe martesa PDK-LDK ka thyer të gjitha shpresat që kishin qytetarët që më në fund Kosovës do ti hapën dyert për një ardhmëri më të mirë. Krejt çka mund të bëjë kjo Qeveri është që të përpiqet që rinisë tu mundësoj punësim së paku le të shihet që ka prioritet punësimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thotë ai.
Sipas Islamit, për ndaljen e kësaj dukurie duhet jo vetëm qeveria po gjitha partitë të japin maksimumin për ta ruajtur rinin tonë të shëndosh për vendin tonë, për tokën e vet. N.Sh
Home
»
»Unlabelled
» Islami: Pasuria e 120 deputetëve sa e një milion qytetarëve të Kosovës
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment