Neni 10 i Statutit të Lidhjes të Kombeve ndalon marrjen e territorit të huaj me forcë dhe sipas së drejtës ndërkombëtare edhe të traktati të paqes ndryshimi I kufirit bëhet me marrëveshje ndërkombëtare duke krijuar komisione mikse edhe për ketë Qeveria e Kosovës me rastin e Karaçevës duhet ti referohet ndryshimit të hartave që janë bëre për Karaçevën sepse Karaçeva është e pasur me burime nëntokësore dhe është tokë e Kosovës.
Karaçeva nuk guxon të ndahet me marrëveshje ushtarake siç ka ndodhur me marrëveshjen e Kumanovës, sipas se drejtës ndërkombëtare dhe të traktatit të paqes ndryshimi i kufirit bëhet me marrëveshje ndërkombëtare duke krijuar komisione mikse për ndryshimin e kufijve me përjashtim të kufijve të shtetit në det ku përcaktohen me një akt të një anshëm ku Kosova – Karaçeva s’ka det.
Me rastin e Karaçevës, në ndryshimin e territorit është përdorur forca nga regjimi fashiste Serbe me bashkëpunëtoret UDBASH, Fshataret e Breznicë të komunës së Bujanovcit, tokat e tyre i kanë pasur në territorin e Kosovës, gjegjësisht në Karaçevë, po nga tradhtia e UDBASHVE, këto janë bartur në zonën kadastrale të Breznices – Bujanovcit, Shqiptaret e tradhtuar kanë dhënën deklarata e nënshkrime që tokat e tyre ne territorin e Kosovës, të barten në zonën kadastrale të Bujanovcit, pa i diture pasojat dhe këtu Serbia, ka vepruar sipas të drejtës ndërkombëtare e ka shfrytëzuar rastin në momentin e humbjes se Luftuese në Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ka krijuar hartën sipas Kadastrit te Bujanovcit.
Qe nga shekulli XX e drejta ndërkombëtare mbështetet me parimin e respektimit të integritetit territorial të shteteve dhe ndalon të merret ndonjë territor me përdorimin e forcës siç e kemi rastin me Karaçevën, dhe për këtë Neni 10 i Statutit të Lidhjes të Kombeve sipas të së drejtës ndërkombëtare ndalon marrjen e territorit të huaj me forcë edhe për këtë Qeveria e Kosovës me rastin e Karaçevës, duhet ti referohet ndryshimit të hartave që janë bëre për Karaçevën sepse Karaçeva është e pasure me burime nëntokësore dhe është toke e Kosovës.
Jeta e qytetarëve të Karçevës, është bërë e padurueshme sepse që nga viti 2001, shume qytetare te Karaqevës, në tokatë e tyre janë arrestuar edhe maltretuar nga xhandarmeria serbe ku në mesin e tyre kam qenë edhe unë i arrestuar.
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që rasti i Karaqevës, te trajtohet dhe studiohet mirë sipas të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare, të bëje prezantime dhe te dëshmoj hartat kadastrale të krijuar dhe të falsifikuara nga ish regjimi fashistë serbë sepse Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër dhe Pronë në Kamenicë i ka të gjitha hartat të zonës kadastrale të Karaçeves, siç e kemi edhe hartën e vitit 1984 e punuar në Beograd që e përjashton gjendjen faktike që e kemi sot.
Për ndryshe jeta e qytetarëve të Karaqevës, është bëre e padurueshme nga hyrja e xhandarmerisë serbe arrestimet ndalimet, kontrabandimet ne këtë zonë kufitare dhe për këtë duhet të jemi me sy qele edhe qytetarët e Karaqevës të jetojnë të qetë edhe të lirë në tokat e tyre. /Radio RINIA/ – Jahi Mustafa
0 comments:
Post a Comment