Drejtoria Për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë njofton qytetarët për aplikime të granteve

E veçantë e këtij programi është që ka  të bëjë me ndarje të granteve për mbështetje me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm .

Mbështetje të individëve, grupeve, të familjeve , të bizneseve që kanë kreativitet dhe që kanë qëndrueshmëri.

Ky është një rast shumë i mirë për të gjithë juve që ta shfrytëzoni këtë rast, duke kërkuar ndihmën edhe  të zyrave në UDSAID por edhe zyrave tona në Komunën e Kamenicës, që të jeni konkurrues gjatë aplikimit.

Shuma e ofruar sipas këti projekti do të jenë prej 5,000-75,000 Euro për veprimtarit nga sektori i produkteve të drurit dhe tekstilit (veshje dhe lëkurë ) por edhe veprimtari tjera.

Aplikacionet tuaja duhen dorëzuar deri më datë 31 maj 2015, ora 17:00, projekti duhet të implementohet deri me 31 maj 2016.

Për më shumë informata ju lutemi drejtohuni në Drejtorinë Për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top