Me të gjitha ndryshimet pozitive, nuk jam i kënaqur edhe pse kemi arritur të bëjmë zvogëlime drastike në shpenzime, sepse ky ishte objektivi ynë, të kemi përformancë të mirë dhe të ulën shpenzimet, por kjo nuk është vetëm meritë e imja, por e të gjithë neve u shpreh para këshilltarëve komunal Begzad Sinani.

Nën kryesimin e kryesuesit z.Bajram Dermaku, Kuvendi e mbajti seancën e dytë. Në këtë seancë ishin të pranishëm: kryetari i komunës z. Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, drejtorët e drejtorive komunale, ekipi komunal i OSBE-së, OJQ-të, e ndryshme të cilat veprojnë në komunën e Kamenicës dhe mediat.

Pikave të rendit të punës iu shtuan edhe tri pika: Harmonizimi i pagave, rregullimi i nyjës së kanalizimit e cila e lidh Stacionin e Policisë dhe Çerdhen e fëmijëve në qytet, si dhe dhënia në shfrytëzim e një parcele publike në shfrytëzim fshatin Berivojcë.

Pikës që iu kushtua një rendësi e veçantë, nga ana e kuvendarëve kamenicas, ishte shqyrtimi i raportit të buxhetit komunal për periudhën janar – dhjetor 2014.

Për këtë pikë raportoi zyrtari kryesor, Naser Hashani. Ai, në mënyrë analitike dhe shumë gjerësisht e kishte paraqitur buxhetin komunal për vitin 2014, ku qartë shiheshin dallimet e menaxhimit buxhetit komunal me vitin paraprak.

Buxheti total për vitin 2014 ishte 8,503,544.88 euro, duke qenë i ndarë në disa kategori:të hyrat nga grandi qeveritar, të hyrat vetanake, të hyrat e bartura nga vitet 2012- 2013, donatorët e brendshëm, si edhe donatorët e jashtëm.

Qeveria komunale, e ka menaxhuar mirë buxhetin, duke mos lejuar që mjetet të shkojnë në suficit për shkak të pakujdesisë apo neglizhencës së kompetentëve. Komuna ka shënuar zvogëlime në shumë aspekte: në karburante, mallra dhe shërbime, shërbimet e telekomunikimit, udhëtime jashtë vendit, dreka zyrtare, mirëmbajtje të automjeteve zyrtare etj.

Nëse krahasohen me vitin paraprak, rënia e shpenzimeve është afër 50% ndërsa, të hyrat vetanake kanë shënuar rritje. Mirëpo disa delegat kishin vërejtje që harxhimet duhet të zvogëlohen, si harxhimi i energjisë elektrike, karburanteve edhe më shumë.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, ishte në dakord që duhet edhe më tepër të zvogëlohen shpenzimet, por i sqaroi si janë krijuar disa shpenzime.

Sipas tij shpenzimet e energjisë janë shkaktuar nga zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, ndërsa shpenzimet për karburante janë krijuar transporti i nxënësve udhëtarë, intervenimet e bagerit të komunës në hapjen e rrugëve pas shembjeve të dheut, si dhe harxhimet e kompanisë “Higjiena” deri sa ishte gjëja e pavarësuar.

Me të gjitha ndryshimet pozitive, nuk jam i kënaqur edhe pse kemi arritur të bëjmë zvogëlime drastike në shpenzime, sepse ky ishte objektivi ynë, të kemi përformancë të mirë dhe të ulën shpenzimet, por kjo nuk është vetëm meritë e imja, por e të gjithë neve” u shpreh para këshilltarëve komunal Begzad Sinani.

Kuvendarët miratuan këtë pikë edhe pikat tjera, si: propozim vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2013 - 2014 në buxhetin e vitit 2015, propozimin e listës me projekte prioritare, të cilën e begatuan me propozime të ndryshme nga lëmi i infrastrukturës.

Ndërkaq, lidhur me propozim vendimin e dhënies së pronës publike komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe afat gjatë, kryetari e arsyetoi me interesimin e dy investitorëve holandez, që para ca ditësh e vizituan komunën tonë dhe shprehnin interesim për marrjen në shfrytëzim e ndonjë prone publike për kultivimin e boronicës, edhe për t'i motivuar fermerët tanë të kultivojnë kultura të tilla.

Kuvendi po ashtu miratoi edhe projekt rregulloren e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit.

Në fund, si zakonisht, pati edhe pyetje drejtuar ekzekutivit, në të cilat iu përgjigj kryetar dhe drejtorët komunal. Këshilltarët komunal, kësaj radhe vetëm një pikë nuk e aprovuan për dhënien me qira të një prone publike në qytet, për shkak se me planin urbanistik parashihet aty ndërtimi i një objekti banimi kolektiv./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top