Pas kërkesave të shumta të karaqevasve që t’ju ofrohet siguri nga Policia e Kosovës, së shpejti do të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas burimeve të BujanociNet, afër ambulantes - gjegjësisht shkollës fillore në Karaqevën e Poshtme - do të vendoset një barakë nga ku do të patrullojnë dy policë të Kosovës.

Ky vendim i Policisë së Kosovës thuhet të ketë ardhur si pasojë e kërkesave të shumta të banorëve të cilët në raste të shpeshta kanë reaguar duke organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për sigurinë e tyre.

Deri më tash, ky vendbanim - të cilin kufiri mes Kosovës dhe Serbisë e ndanë në dysh - ka qenë i rrezikuar edhe nga xhandarmëria serbe, të cilët në shumë raste kanë kaluar nëpër fshat duke tmerruar banorët.

Me vendim të KFOR-it, vite më parë kjo zonë ishte neutrale, po më vonë gjërat ndryshuan. Karaqeva e Epërme, sipas kufirit aktual, gjendet brenda territorit të Kosovës.

Ndaj, lajmi për vendosjen e një barake në Karaqevën e Poshtme dhe patrullimi nga Policia e Kosovës ka gëzuar pa masë banorët e këtij.

0 comments:

Post a Comment

 
Top