Kryetari i komunës, z. Begzad Sinani, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e KFOR’it, të cilët i ka njoftuar për gjendjen në komunën tonë, pas vërshimeve që kanë shkaktuar të reshurat.
Kryetari Sinani theksoi në vecanti punën që ka bërë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kishin nevojë gjatë këtyre ditëve.
“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën tonë, ka qenë në gjendje gatishmërie që prej momentit të parë kur janë shfaqur vështirësitë në lëvizjen e qytetarëve, si pasojë e vërshimeve nga reshjet. Kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar që në rrethana të tilla, të jemi pranë qytetarëve tonë”, ka thënë Sinani.
Ai ka njoftuar se së shpejti do të intervenohet edhe në ato vende ku ka pasur më shumë dëme nga uji.
Qendra e qytetit të Kamenicës, ka qenë një nga pjesët ku është dashur intervenim më i madh. Ndërkohë, fshatrat ku është dashur më shumë intervenim kanë qenë: Koretini. Hodonoci, Rogana dhe disa fshatra të tjerë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment