Serbi që pretendon se ishte agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bojan Bozhoviq e ka shpalos jelekun e tij antiplumb dhe plagët në trupin e tij në studion e Tv Rrokum në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll',me Fidan Jupollin duke theksuar se i është rrezikuar jeta.
Ai ka theksuar se ka qenë një informator i vërtetë i AKI-së dhe ka bashkëpunuar me këtë agjenci për një kohë. Bozhoviq ka thënë se nuk ka frikë të tregojë se ka qenë agjent i AKI-së, duke shtuar se ka mjaft dëshmi, duke filluar nga gishtat, sms dhe elemente të tjera, që sipas tij, tregojnë se ka qenë anëtarë i AKI-së. Ai ka treguar në studio plagët që i kanë shkaktuar serbët në Beograd.
Ka deklaruar se ditë me parë i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk ka librezë të kësaj partie. “Unë kam biseduar me njerëz të LDK-së dhe ata me kanë pranuar në LDK si anëtar të tyre, por unë ende nuk kam librezë të LDK-së”, ka thënë ai.
Bozhoviq ka theksuar se i di edhe emrat e personave që e kanë vrarë policin e Njësisë Special të Kosovës, Enver Zymberi. “Emrat i di vetëm AKI, unë nuk i tregoj askujt tjetër, as gjykatës se kush janë personat që e ka vrarë policin Enver Zymberin”, ka thënë Bozhoviq. Bozhoviq tha vazhdon të përndjekjet nga shteti serb, ndërsa ka kërkuar nga institucionet kosovare një punë që do t’ia mundësonte mbajtjen e familjes. /Rrkoum TV/
RROKUM ROLL - Bozovic: Isha informator i AKI's. I njoh vrasësit e policit Enver Zymberit by RrokumTelevision
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment