(BOTASOT)

Gjykata Speciale do të ngrit aktakuzë kundër ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekut.

Lajmin për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar një burim shumë mirë i informuar, që sipas tij, në mesin e shumë atyre që do të gjykohen është edhe ish kryeministrit i Kosovës, Agim Çeku. Ai tha se Serbia ka ngritur akuzë ndaj Agim Çekut për krime ndaj serbëve të bërë në Kroaci dhe në Kosovë.

Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka tentuar të kontaktoj me Agim Çekun, por edhe pas dërgimit të një sms-i, ai nuk e ka hapur telefonin dhe të flas për këtë çështje.

Serbia që nga viti 2002 kishte lëshuar një flet arrest në INTERPOL, që nga ai flet arrest Çeku ishte arrestuar në katër shtete të ndryshme si në Hungari, Kolumbi, Slloveni dhe Bullgari.

Ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku me përfundimin e luftës në qershor 1999 mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-lejtnant.

Agim Çeku më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emëroi për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008. Bota sot

0 comments:

Post a Comment

 
Top