Ne një fjalë rasti nga Kryetari i LDK-së njeherit Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa ndër të tjera vlerësoi lartë angazhimin, vullnetin, aktivitetin e të rinjve të LDK-së gjatë 25viteve.
Kryeministri Mustafa gjithashtu inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë të mos e ndalin angazhimin, vullnetin, besimin duke u rikujtuar atyre që është me ta dhe janë pjese e ekipit te tij dhe se Qeveria e udhëhequr nga ai do të angazhohet fuqishëm në kthimin e shpresës për një mirëqene më të mirë për të rinjtë, për qytetarin e Kosovës.
Ndërkaq Kryetari i FRLDK-së dhe këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Armend Ibrahimi theksoj se të rinjtë e LDK-së ishin gjithmonë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndryshimeve në vend, tani ata janë edhe pjesë vendimmarrës ku do të kontribuojnë drejtpërsëdrejti në përmasimin e gjendjes duke ofruar ide kreative, inovative si organizata më e madhe politike dhe pjese e organizatave evropiane do të ofrojmë një qasje të re për të rinjtë tanë.
0 comments:
Post a Comment