Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:
Pas 20 minutash:
Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.
Pas 2 orësh:
Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.
Pas 8 orësh:
Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.
Pas 24 orësh:
Shanset për të pësuar atak në zemër bien.
Pas 48 orësh:
Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.
Pas 3 ditësh:
Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.
Pas 2 deri në 3 muaj:
Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 përqind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.
Pas 1 deri në 9 muaj:
Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.
Pas 1 viti:
Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.
Pas 2 vitesh:
Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale.
Pas 5 vitesh:
Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.
Pas 10 vitesh:
Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.
Pas 15 vitesh:
Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.
Përfitimet afatgjata:
Jo – duhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.
0 comments:
Post a Comment