Policia e Kosovës njofton se njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara me 09.03.2015 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, i cili në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër mashkull shqiptar i kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro.

Duke lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim i personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale njoftoj policia e Kosovës.

Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje
(Foto ilustrim)

0 comments:

Post a Comment

 
Top