Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Dardanë, me shqetësim dhe indinjatë të thellë e ka pritur deklaratën e Kryetarit te Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq i cili para ca ditësh sikurse shefi i tijë politikë Jabllanoviq kur i fyu rëndë nënat shqiptare.
“Lista Serbe” si instrument i politikës së Beogradit në Kosovë vazhdimisht po na dëshmon orjentimin e politikës së saj antishqiptare.
Lëvizja VETËVENDOSJE! me kohë ka treguar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga ky subjekt politikë, që mundësinë e operimit të tyre në Kosovë ua dha Hashim Thaçi me marrëveshjet e Burukselit.
Mikiqi provokon edhe me tej kur propozon emërtimin e nje rruge në komunën që ai drejton me emrin e kryekriminelit, shkaktarit të gjenocideve në Ballkan Sllobodan Millosheviq.
Përshëndesim fuqishëm vendimin e Kryetarit të Komunës së Dardanës Begzad Sinanit, si hapin e parë për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut Gradimir Mikiq. Ia përkujtojmë Kryetarit Sinani që hapi i dytë është ngritja e padisë në prokurorin e shtetit ndaj provokatorit Mikiq. Hapi i tretë i përket MAPL-së, që të merr masa dhe ta shkarkoj Mikiqin për gjuhën e urrejtjës ndaj shqiptarëve dhe për prishjen e raporteve ndëretnike ne Anamoravë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Dardanë, i kërkon Kryetarit të Komunës së Ranillukut Gradimir Mikiq publikishtë të kërkoj falje dhe të jap dorëheqje nga posti i tij, para se situata te eskaloj dhe të dal jashtë kontrollit!
0 comments:
Post a Comment