Koordinatorja e projekteve të Këshillit të Evropës, “Nxitja e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave në Evropën Juglindore” për Shqipëri dhe Kosovë Eglantina Gollaj e vizitoi sot Komunën e Kamenicës dhe u takua me grupin punues të projektit në Kamenicë.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi edhe njëherë ka falënderuar Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës për të qenë njëra nga katër komunat partnere në Kosovë.

Matoshi e njoftoi zonjën Gollaj me përgatitjet që janë bërë për të filluar aktivitetet e këtij projekti i cili do të udhëhiqet nga Komuna e Kamenicës dhe koordinator do të jetë Shefi i personelit Faton Biqkaj në bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare.

Eglantina Gollaj u shpreh e lumtur që ndodhet në Kamenicë dhe me grupin drejtues të projektit ka diskutuar rreth udhëzuesit për zbatimin e projektit duke kërkuar përkushtimin maksimal të Komunës dhe shoqërisë civile gjatë implementimit të projektit.

Aktivitetet konkrete të këtij projekti fillojnë në fund të këtij muaji dhe do të zgjasin deri në fund të vitit 2015.

Ndër të tjera parashihet botimi i buletinit të komunës, punëtori për komitetin për komunitete, aktivitete garuese me nxënës të shkollave fillore e të mesme, panair i ushqimeve tradicionale dhe aktivitete të tjera që promovojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave në veçanti.

0 comments:

Post a Comment

 
Top