Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit “Aftësim për punësim rural”(S4RE), që financohet nga qeveria zvicerane përmes programit të Helvetas.

Kryetari Sinani pasi ju ka dëshiruar mirëseardhje menagjerit të projektit Luan Hoti, koordinatores Mimoza Mirashi dhe zyrtares Lirije Dërmaku, ka falënderuar ata për prezencën në Kamenicë dhe mbështetjen që po i japim të rinjëve të Kamenicës në realizimin e ideve të tyre për biznes. “ Ju keni një program shumë të mirë dhe një ekip shumë aktiv që punon në komunën tonë.

Unë kam vërejtur angazhimet e zyrtares suaj Lirije Dërmaku e cila ka bërë punë shumë të mirë dhe ka pasur një bashkëpunim të përhershëm me komunën. Ne jemi të pajtimit që si komunë të jemi bashkëfinancues të projekteve tuaja me qëllim që të kemi sukses sa më të madh në Kamenicë.“ tha kryetari Sinani.

Menagjeri i projektit Luan Hoti tha se është i kënaqur me pritjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e kryetarit dhe të komunës me projektin, dhe poashtu edhe me rezultatet e arritura. “Këtë vit kemi disa projekte që po vazhdojnë në Kamenicë, janë rreth dy hektarë me mjedra, ku përfitues janë 43 të rinjë, do të shpërndahen 200 familje bletësh dhe përfitues janë 80 të rinjë, dhe poashtu kemi grupin e rrobaqepseve, frizereve dhe punëtorëve të mobilerive.

 Qëllimi i projektit tonë është krijimi i kushteve për punësim dhe vetpunësim. Ne i jemi mirënjohës komunës që ka bashkëfinancuar në një projekt dhe mirëpresim edhe partneritetet e reja në të ardhmen” tha Luan Hoti menagjer i projektit.

Në takim u njoftua se po bëhen përgatitjet për fazën tjetër dhe ka shpresë që ky projekt të vazhdohet edhe për tri vitet e ardhshme dhe Kamenica padyshim do të jetë komunë partnere.


0 comments:

Post a Comment

 
Top