Holandezët të interesuar për investime në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Fatmir Krasniqi kanë pritur sot përfaqësuesit e kompanisë Holandeze Witsenburg Company që përfaqësohej nga pronari Martien Witsenburg, drejtori Conrad Alleblas dhe Mariene Donato.

Kompania Witsenburg është e njohur në Holandë në disa fusha të veprimtarisë së saj, nsërsa në Kamenicë përmes partneritetit me “Fungo SH.P.K” ka për synim ndërtimin e një fabrike për përpunimin e frutave të cilat do të eksportohen në vende të ndryshme të botës. “Ne jemi këtu për të parë mundësitë që të vendosemi në Kamenicë dhe nga këtu të plasojmë produkte finale në Evropë dhe më gjerë.

Projekti ynë kap shumën e 1.5 milion eurove investime, ndërsa jemi mbështetur edhe nga Qeveria Holandeze e cila e bën një pjesë të investimit. Ne synojmë që të prodhojmë xhem dhe lëngje nga frutat dhe të gjitha produktet duhet të jenë bio. Në ditën e parë të hapjes së fabrikës do të punësohen 69 punëtorë, ndërsa pas dy vitesh ky nmër do të arrijë në 189 punëtorë. Kemi një projekt të punuar në detaje dhe për hartimin e tij janë dashur tri vite” tha Martiene Witsenburg pronar i ndërmarrjes.

Ai ka sqaruar se arsyeja e ardhjes në Kosovë dhe në Kamenicë ndërlidhet edhe me partneritetin që kjo kompani e ka me ndërmarrjen Fungo Shpk nga Kamenica.

Kryetari Begzad Sinani ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për këtë kompani e cila ka përzgjedhur Kamenicën si mundësinë e parë për të invëstuar. “ Do të jemi në dispozicionin tuaj me të gjitha mundësitë që ka komuna jonë në mënyrë që ta bëjmë sa më të lehtë punën tuaj për fillimin e kësaj fabrike këtu. Kamenica ka një rini të shëndoshë dhe të aftë për punë, ne po mundohemi që të krijojmë kushte sa më të volitshme për investitorët e mundshëm në mënyrë që këta të rinjë të kenë mundësi që të punësohen” tha kryetari Sinani

Në takim u diskutua për mundësitë që ka komuna që ta ndihmojë fillimin e këtij biznesi në Kamenicë, ndërsa fillimi I shtatorit mbeti koha e fundit kur kompania duhet të filloj ndërtimet e objketeve të saj.

0 comments:

Post a Comment

 
Top