Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani së bashku me Nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe drejtorin e Bujqësisë Islam Isufi, kanë pritur sot përfaqësuesit e kompanisë konsulente Colm McClements Associates International nga Belgjika përmes së cilës  Agjencia Austriake për Zhvillim ka angazhuar një ekip ekspertësh për të vlerësuar mundësitë për zhvillimin ekonomik rural në Kosovën Lindore

Gingka Kapitanova dhe Merita Limani shprehën kënaqësinë që ishin në Kamenicë dhe njoftuan autoritetet komunale se po vlerësojnë dhjetë komuna në Kosovë nga të cilat dy ose tri do të kenë fatin të jenë të përzgjedhura për tu mbështetur me projekte konkrete nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) në kuadër të një projekti për bujqësinë që do të filloj në vitin 2016. Ekspertët patën shumë pyetje për zyrtarët komunal.

Kryetari Sinani I njoftoi mysafiret se personalisht ka vizituar të gjithë fermerët e Kamenicës dhe se e di në detaje situatën në këtë sektor I cili ka nevojë për mbështetje nga të gjithë. “Kamenica ka një pozitë dhe relief shumë të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa fushat kryesore janë blegtoria, bletaria, lavërtaria dhe pemëtaria” tha kryetari Sinani.

Kryetari Sinani në emër të Komunës së Kamenicës ka siguruar Agjencionin Austriak për Zhvillim se komuna e Kamenicës do të participojë në fondin e krijuar së bashku për të mbështetur konkretisht farmerët e Kamenicës.

0 comments:

Post a Comment

 
Top