Hapja e pikëkalimit kufitar ja humb Kamenicës epitetin e “zorrës qorre” sepse përmes kësaj pike do të qarkullonin njerëzit dhe Kamenica do të ketë përfitime ekonomike nga kjo, ndërsa malësisë së Kamenicës mund t`i kthehet një gjallëri më e madhe. Poashtu përfitime do të ketë edhe Medvegja që është një vend i kërkuar nga turistët dhe i njohur për banjën shëruese në Sijarinë thotë Fatmir Matoshi.

Në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për hapjen e pikëkalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, sot realizuam takimin e radhës të strukturave komunale të Kamenicës e Medvegjës.

Ky takim u realizua në vijën kufitare dhe përveç zyrtarëve komunalë në të morën pjesë edhe disa banorë pronat e të cilëve janë në anët e kundërta të kufirit. Qasja në prona nga ana e banorëve shpeshherë është shndërruar në problem mes banorëve dhe xhandarmërisë serbe. Disa vite më parë në këtë zonë ka ndodhur edhe një vrasje e një qytetari kosovar derisa ishte në pyll për dru, ndërsa kohë pas kohe banorët që e kanë kaluar vijën kufitare janë arrestuar dhe pastaj janë dënuar në gjykatat e Serbisë për kalim ilegal të kufirit. Janë me dhjetëra familje në pjesën e Kosovës dhe të Serbisë që i kanë pronat e tyre në anët e kundërta të kufirit.

Përpjekjet tona për të sensibilizuar për rëndësinë e hapjes së pikës kufitare kanë filluar që nga shkurti i vitit të kaluar. Nga ajo kohë ne kemi pritur në takime këshilltarët komunal të Medvegjës, kemi zhvilluar takim së bashku me kryetarin Sinani edhe me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, ndërsa me ftesë të kryetarit të Medvegjës ne e kemi vizituar këtë komunë në shtator të vitit të kaluar së bashku me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic.

Matoshi tha se në të gjitha këto takime është vërejtur gatishmëri e komunave të Kamenicës dhe Medvegjës për hapjen e pikëkalimit në Kapi. Në shtator ne si komuna kemi nënshkruar një deklaratë identike me anë të së cilës kemi shprehur interesimin tonë dhe përkushtimin për hapjen e pikëkalimit kufitar.

Kërkesat zyrtare ia kemi drejtuar Qeverisë në Prishtinë, ndërsa Komuna e Medvegjës asaj në Beograd. Para një jave ministrja Edita Tahiri e ka ngritur këtë çështje në kuadër të bisedave me BE-në dhe ka shprehur interesimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit. Jemi informuar se kërkesa është pranuar nga BE dhe ata janë zotuar që këtë çështje ta diskutojnë me autoritet serbe. Aktualisht po presim edhe reagimin e Qeverisë së Serbisë i cili presim që të jetë pozitiv dhe fill pas kësaj do të bëhen edhe hapat konkret në këtë drejtim.

Hapja e pikëkalimit kufitar ja humb Kamenicës epitetin e “zorrës qorre” sepse përmes kësaj pike do të qarkullonin njerëzit dhe Kamenica do të ketë përfitime ekonomike nga kjo, ndërsa malësisë së Kamenicës mund t`i kthehet një gjallëri më e madhe. Poashtu përfitime do të ketë edhe Medvegja që është një vend i kërkuar nga turistët dhe i njohur për banjën shëruese në Sijarinë tha Matoshi./rajonipress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top