Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me drejtorin e SHMLP “Andrea Durrsaku” Qamil Qehaja u pritën sot nga Ministri i FSK-së Haki Demolli.

Në këtë takim ata diskutuan rreth mundësisë së përfshirjes së FSK-së në një projekt të përbashkët me komunën dhe KFOR-in Amerikan për ndertimin e sallës së sportit në oborrin e shkollave të mesme në Kamenicë.

Nënkryetari Matoshi e ka njoftuar ministrin me kërkesën e Kryetarit Begzad Sinani për mbështetje nga FSK-ja në këtë projekt.

Fusha e sportit do të jetë donacion i KFOR-it Amerikan, dhe komunës i ishte premtuar edhe vitin e kaluar por ka mbetur pa u realizuar në mungesë të buxhetit për rregullimin e bazamentit të saj. Komuna ka kërkuar nga FSK-ja që të mbështes këtë projekt me transportimin e sallës së sportit e cila do të jetë nga konstruksioni metalik, montimin e saj dhe mundësisht edhe rregullimin e bazamentit të saj.

Nga ana e tij ministri Demolli e ka pranuar kërkesën e komunës së Kamenicës dhe është zotuar se do ta trajtojë atë dhe do të angazhohet personalisht që ky project të realizohet sa më parë.
Lidhur me këtë projekt Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani do të takoj edhe komandantin e KFOR-it Amerikan gjatë ditës së martë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top