Unë jam i përkushtuar në detyrat e mia në komunë dhe poashtu edhe si kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë. Me z. Haradninaj kemi miqësi të hershme nga koha kur kur kemi punuar në AAK dhe pastaj edhe si gazetar.

Asnjëherë nga ajo kohë nuk kanë pushuar kontaktet e takimet me Kryetarin Haradinaj, për kohën sa ka qenë ai në Kosovë. Unë kam shumë respekt për personalitetin e tij, dhe i vlerësoj lartë të gjitha angazhimet e tij për Kosovën si gjatë luftës edhe pas saj.

Unë kam ofertë të përsëritur për të kaluar në AAK, kam oferta edhe nga subjekte të tjera politike, por mendoj se kjo nuk është një ide e mirë. Përgjegjësia ime është para elektoratit të AKR-së.

Në Kamrenicë e kemi një strukturë jashtëzakonisht stabile dhe mirë të konsoliduar të AKR-së dhe pa asnjë dyshim jemi partia më demokratike dhe më e konsoliduar.

Në nivelin qendror me propozimin  e Presidentit Pacolli unë jam bërë pjesë e një grupi punues me të cilin po shqyrtojmë hapat e mëtejmë të AKR-së. Unë besoj se në rast se kemi vullnet dhe dëshirë për t`u mobilizuar dhe për të korigjuar gabimet e tona, AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Kam mbështetjen e plotë të gjithë strukturave të degës edhe të elektoratit të AKR-së, prandaj edhe veprimet gjithmonë i bëj në konsultim të plotë me strukturat e partisë dhe vullnetin e votuesve të AKR-së.

Asnjëherë deri më sot nuk kemi folur për të ndërruar parti. Kemi shumë të interesuar që të na bashkohen dhe janë njerëz me kredibilitet e të vlerësuar nga rrethi ku jetojnë, këto aderime mund të ndodhin fill pas marrjes së vendimit për rrugën që do të ndjekim si AKR në të ardhmen

0 comments:

Post a Comment

 
Top