Një rrahje masive ka ndodhur dje në mesditë Uglar të Gjilanit, derisa po zhvillohej një garë e motoristëve.

Në një video, që e ka siguruar Klan Kosova, shihen pjesëtarët e sigurimit të mbarëvajtjes së asaj ngjarje dhe banorët e fshatit Uglar duke rrahur tre motoristë, që besohej se vinin nga Prishtina.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke thënë se katër persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal.

Zëdhënësi Daut Hoxha, tha se çështja është duke u hetuar nga organet e rendit dhe në konsultim me prokurorin do të ndërmerren veprimet e caktuara


0 comments:

Post a Comment

 
Top