Kryetari i komunës Begzad Sinani, vlerësoi lart veprën e profesorit Ibrahim Maliqi, i cili sot ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.

Në një ceremoni komemorative të organizuar sot në Shtëpinë e Kulturës, kryetari Sinani tha se institucionet e Kamenicës, do të përkujtojnë gjithmonë kontributin e profesor Maliqit.
“Institucionet komunale të Kamenicës, do të përkujtojnë me respekt të veqantë gjithë kontributin që Profesor Ibrahim Maliqi e ka dhënë për edukimin dhe arsimimin e tridhjetë gjeneratave. Kontributi і tij і kohës së organizimit paralel të arsimit shqip mbetet ndër veprat më të respektuara nga institucionet komunale të Kamenicës.

Ibra, ishte shok, koleg dhe bashkëpunëtor i yni për kohë të gjatë. Këtë vit ai u nderua me mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të punës së tij në arsim.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për të”, tha ai.
Profesor Maliqin e kanë nderuar dhe kujtuar edhe kolegët nga Shkolla Teknike “Andrea Durrsaku” si dhe personalitete tjera nga jeta arsimore e komunës tonë
.

0 comments:

Post a Comment

 
Top