Sot në orët e pasditës në fshatin Roganë lagja Katushnicë komuna e Kamenicës, një vetur e ka aksidentuar një vajzë nga Bujanoci, e cila sipas burimeve të BujanociNet është jasht rrezikut për jetë.
Aksidenti kishte ndodhur kur ngasësi i automjetit shkoda, duke tentuar që ti ikë aksidentit dhe ti shmanget përplasjes drejtpërdrejt me vajzën ka goditur shtyllën elektrike por njëkohësisht edhe vajzën, e cila kishte shkuar në vizitë tek dajtë, në Katushnicë.

Vajza është nga Bujanoci dhe dëshmitarët okularë kanë njoftuar se pas aksidentit asaj iu është ofruar ndihma mjekësore dhe se jeta e saj nuk është në rrezik .

0 comments:

Post a Comment

 
Top