Vala ka zyrtarizuar projektin 3G dhe 4G, duke mbuluar gjithë Kosovën me internet të shpejtë. Projekti ka kushtuar gati 35 milionë euro. Gjithashtu, sot është lansuar pakoja për të rinjtë “N'Trip” me një çmim prej 2.99 euro, ku përfshihen dhe 2 gigabajt internet, bisedë të pakufizuar dhe 500 SMS brenda komunitetit.
Operatori publik VALA lansoi sot projektin e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, duke mbuluar shumicën e territorit të Kosovës, me një projekt që i ka kushtuar kompanisë rreth 35 milionë euro.
Ky projekt bën diferencën, pasi VALA ka instaluar teknologjitë më të reja në vend dhe me numër shumë herë më të lartë se operatorët konkurrentë, çka garanton cilësi dhe shpejtësi në internet.
Projektin e shpalli të përfunduar Drejtori Menaxhues Agron Mustafa, i cili tha se i kanë gati një numër të pakufizuar të sim-kartelave për përdoruresit e internetit.
"Që nga sot të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë internetin e shpejtë 3G dhe 4G kanë në dispozicion sasi ta palimituara të simkartelave. Ky është një projekt që bën diferencën për shkak se kemi investuar teknologjitë më të reja krahasuar dhe me vendet më të zhvilluara. Projekti 3G dhe 4G i ofrohet pothuajse gjithë popullatës së Kosovës", tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues në PTK.
VALA ka instaluar në territorin e vendit gjithsejt 125 stacione antentash që do të ofrojnë internet 4G, ndërsa vetëm në Prishtinë janë 25 stacione. Me internet 4G është mbuluar 75 përqind e popullatës së vendit, derisa me internet 3G është i mbuluar gati 90 përqind e territorit të vendit, të cilët mund të furnizohen me internet nga 231 stacione të antenave.
"Është një mbulueshmëri e paparë deri më tani. Presim vetëm që organi rregullator, ARKEP të japë në shfrytëzim brezin frekuencor për të cilin i kemi të buxhetuara paratë prej vitesh. Presim që ARKP të veprojë shpejt në mënyrë që të ofrojmë shërbim sa më të mirë", bëri të ditur Mustafa.
Nga ana e tij, zëvendëpresidenti i Alkatel Lucent për Evropën Qendrore dhe Jugore, konfirmoi se PTK/Vala është plotësisht e gatshme që t'u ofrojë të gjithë konsumatorëve të saj 3G dhe 4G.
"Mund të konfirmoj se teknololgjia më e avancuar tashmë është e instaluar në VALA, tekonolgji kjo që përkrah fuqishëm shërbimet 3G dhe 4G. Jemi të krahasueshëm me teknologjinë e operatorëve në vendet si SHBA dhe Gjermani, etj”, deklaroi Roberto Loiola, zëvendëspresident i Alcatel-Lucent.
VALA promvoi gjithashtu edhe një pako për të rinj, e cila quhet N'trip dhe që kushton vetëm 2.99 euro. Me këtë çmim mund të bisedohet pakufi brenda rrjetit dhe janë në dispozicion 500 sms dhe 2 gigabajt internet.
Ndërsa me çmim prej 4.99 euro ofrohet dyfishi i tyre, bisedë e pakufizuar, 1000 sms dhe 3 gigabajt internet 3G dhe 4g.
"Ky është një çmim modest dhe i pranushëm për të rinjtë tanë', pohoi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.
Kjo teknologji e rikonfirmon VALA-n edhe një herë si lider jo vetëm në tregun e Kosovës, por në të gjitha hapësirat shqiptare, pasi është operatori i parë që lanson 4G.
0 comments:
Post a Comment