iInnovate Camp organizohet nga Laboratori për Inovacione në Kosovë dhe u mundëson të rinjëve nga mosha 16-29 vjeç  të aplikojnë me idetë e tyre të cilat munden të kontribuojnë për një jetë më të mirë në shoqërinë dhe vendin ku ata jetojnë.

Ju mund të aplikoni individualisht apo si grup me ide, dhe nëse ideja juaj përzgjedhet, atëherë ju do të bëheni pjesë e iInnovate Camp, ku brenda 48 orëve do të mesoni si te beni përpilimin profesional te projekt propozimit te bazuar në idenë tuaj,përvojë kjo e cila do t’ju shërbejë dhe në të ardhmen tuaj. Mbështetja financiare për realizmin e projektit tuaj do të jetë deri në 2000 Euro.

Nese ideja juaj do te perzgjedhet si pjesemarrese ne iCamp ,kjo nenkupton se ju do t'vazhdoni te jeni pjese e gares se ngushte per tu bere pjese vleresimit nga Komisioni drejt perzgjedhjes finale te 5 projekteve qe do te shpallen si projekte fituese  dhe qe do te perfitojne mbeshtetjen financiare dhe administrative per realizimin e tyre.
iInnovate Camp do të mbahet më  20,21, 22 Dhjetor 2013. Laboratori i Inovacioneve të Kosovës do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet (transportin, ushqimin dhe akomodimin) gjatë qëndrimit tuaj në kamp.


PSE IA VLEN TE APLIKONI?
Kontriboni për një jetë më të mirë në shoqërinë dhe vendin ku jetoni 
Do te mesosh aftesi qe do te ndihmojne karrieren tuaj,
Perfitoni pervoje ne shkrimin dhe implementimin e nje projekti
Behu pjese e rrjetit tone te lidereve te rinj e dinamik
KUSH MUND TE APLIKON

Të rinjëve nga mosha 16-29 vjeç, që jetojnë në rajonin e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Parteshit, Ranillugut,Novoberdes dhe Kllokotit duke përfshirë të gjitha fshatrat përreth.
 SI TE APLIKONI
Përshkruani idenë tuaj (max 50 fjalë) dhe tregoni menyren se si do të përfitojë shoqëria nga kjo ide.  
Apliko permes:


SMS: +377 (0) 44 362 506
EMAIL: icamp@kosovoinnovations.org
ONLINE: www.kosovoinnovations.org

Personat e përzgjedhur do të informohen rreth lokacionit se ku do të mbahet kampi përmes e-mail-it apo telefonit.
INFORMATA SHTESE
Për më shume informata vizitoni web faqen www.kosovoinnovations.org, on facebook at www.facebook.com/KosovoInnovations, ose na telefononi ne: +377 (0) 44 362 506. Poashtu informohuni rreth dative te prezantimit nga ekipi jone ne lokacionin afer jush!

0 comments:

Post a Comment

 
Top