Kryetari i komunës së Kamenicës,  z. Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë ,e mirëpriti  stafin  e projektit  LOGOS, në krye me menaxherin  e këtij projekt  z. Norbert  Pijls, me rastin e përmbylljes së aktivitetit tyre.

 Surdulli,e falënderoi z. Norbert,si dhe qeverinë Zvicerane  financuese  e projektit LOGOS, për kontributin e  dhënë  në komunën e Kamenicës në shumë sfera .

Ai, e ilustroi me disa shembuj: aftësimi i  stafit  komunal me trajnimeve ,seminareve ,punëtori etj. Realizimi  i  projekteve të infrastrukturës , rregullimi dhe mobilimi i qendrës për shërbime  të qytetarëve, përgatitja e projekt rregullores  dhe ndihma e organizimit të zgjedhjeve për këshillat lokalë, organizimi i debateve për buxhetin komunal ,përgatitja e planit zhvillimor  komunal ,si edhe atij urban

. Stafi komunal dhe  qytetarët e Kamenicës, janë të kënaqur me punën e mirë që e keni bërë ju për të mirën e qytetarëve të komunës së Kamenicës, tha kryetari Surdulli.

Ndërsa drejtori i Administratës së Përgjithshme, z. EnverAjvazi falënderoi  z. Norbert dhe stafin e tij për kontributin   që e ka dhënë për drejtorinë tij, sidomos me rregullimin e  qendrës për shërbimin e qytetarëve, aftësimin e stafit të kësaj qendre, kështu  duke krijuar kushte të mira pune për punonjësit dhe efikasitet  në shërbime për qytetarët.

Ndërkaq z. Norbert u shpreh: edhe ne kemi përfituar nga bashkëpunimi me komunën e Kamenicës ,atë që e kemi realizuar  këtu me ju, e kemi aplikuar pastaj në komunat tjera .Edhe pse përfundon ky projekt, Qeveria zvicerane do të  vazhdoj  ti mbështes komunat e Kosovës, duke e zgjeruar numrin e tyre në 20. Ato mjete janë të taksapagueseve zviceran  ,por edhe të kosovarëve që punojnë atje

.LOGOS-i i kishte përgatitur disa mirënjohje  për drejtori e zyrtar me të cilët kishte pasur  bashkëpunim. Po ashtu në emër të komunës kryetari Surdulli i ndau  mirënjohje  stafit të LOGOS-it. (Komuna e Kamenicës)

0 comments:

Post a Comment

 
Top