Klubi i famshëm italian, Milan është vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakës.
Mediat gjermane raportojnë se Rossonerët janë shumë të interesuar për reprezentuesin shqiptar, i cili vëzhgohet edhe nga Lazio. Xhaka, i cili po luan sezonin e tij të dytë tek Monchengladbach është duke shfaqur performancë mjaft të mirë, dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane.
Krerët e Milanit janë duke e vëzhguar lojtarin të cilin do të provojnë ta sjellin në “San Siro”.
Krahas Milanit e Lazios, për Xhakën interesim kanë shprehur edhe Napoli dhe Interi. Mesfushori prishtinas me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2017, ndërsa kartoni i tij kap shifrën 8.5 milionë euro.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments:
Post a Comment