
Në Preshevë për Ditën e Flamurit është mbajtur mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës. Njëkohësisht liderë lokalë dhe qytetarë kanë mbajtur një tubim protestues. Në ndërtesën e Kuvendit që nga mëngjesi, krahas flamurit të Serbisë, ka valëvitur flamuri i Shqipërisë është vënë një pankartë e zezë me mbis
hkrimin "Na e ktheni përmendoren”.
Në mbledhjen e Kuvendit është intonuar himni kombëtar dhe me një minutë heshtje janë nderuar të rënët e UÇPMB-së, njofton B92, transmeton koha.
Shkas për protestë është ndalimi i përdorimit ë flamuri kombëtar dhe të simboleve të Shqipërisë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc si dhe me problemet tjera të sapo zgjidhur të shqiptarëve të Luginës ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar komunës së Preshevës.
0 comments:
Post a Comment