Aziz Salihu është shumë i dëshpëruar për shkak se nuk po mund të gjejë mbështetje nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ai se po jeton në gjende të rëndë ekonomike.
Legjenda e boksit kosovar rrëfen për Express momentet e vështira të jetës nëpër të cilën po kalon.
Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, është shumë i dëshpëruar dhe i revoltuar për shkak se nuk po mund të gjejë mbështetje nga institucionet e Republikës së Kosovës
Salihu po ankohet se është lënë anash nga të gjithë dhe se i mungon përkrahja nga institucionet e vendit. Ai thotë se nuk e ka marr asnjë centë prej shtetit të Kosovës.
“Kurrë nuk kam marr asgjë nga shteti i Kosovës. Përkundrazi shteti më ka marr nga unë”, ka deklaruar Salihu për Epxress.
Ish fituesi i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 1984’, thotë se po jeton një gjende shumë të rëndë ekonomike.
“Nuk kam asnjë të ardhur, jetoj nga shokët dhe diaspora. Për festën e Bajramit dhe 28 nëntorit kam mbetur në shtëpi, pasi nuk kam pasur asnjë centë në gjep”, rrëfen Salihu.
“Unë jetoj në një banesë me qira. Tash e dy muaj nuk e kam paguar qiranë, dhe pronari i banesës mund të më lërë në rrugë”, rrëfen Salihu.
Mospërkujdesja e shteti, e ka detyruar Aziz Salihun që ta shqyej mirënjohjen - “Medalja Presidenciale e Meritave”, të dhënë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
“Nuk më duhet dekorata kur nuk kam bukë për fëmijët. Dekoratë të njëjtë kam marr edhe nga Tito, por në atë kohë i kam marr pesë rroga”, ka thënë Saliu për Express.
Salihu, të cilit i është marr dekorata “Medalja Presidenciale e Meritave” pas veprimit q¡ ka bërë, tregon se ka kërkuar takime nga krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, por është refuzuar.
“Kam kërkuar takim me Presidenten, me Kryeministrin dhe Ministrin e Sportit, por asnjëri nga ta nuk më ka pranuar në zyre” thot Salihu.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment