Shkencëtarët në mbarë botën vazhdimisht punojnë në projekte që duken të çuditshme në shikim të parë, por shpesh herë këto projekte kanë aplikime praktike të tjera. Një grup i studiuesve në SHBA kanë qenë duke punuar në krijimin e materialeve të papërshkueshme nga uji. Një nga materialet më të papërshkueshëm nga uji në natyrë është fleta e zambakut të ujit dhe studiuesit në SHBA thonë se ata e kanë tejkaluar këtë material.


Shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) me anë të nanoteknologjisë kanë krijuar materialin më të papërshkueshëm nga uji. Materiali i ri i krijuar në MIT është quajtur “Super-hidrofobik.” Materiali ka aplikime interesante duke filluar me mbrojtjen e motorëve të avionëve nga ngrirja dhe mbrojtjen e rrobave nga uji.

Për të krijuar materialin, shkencëtarët kanë shtuar zhubra të vogla në një sipërfaqe të bërë nga silici. Zhubrat e vogla e bëjnë ujin të dalë jashtë sipërfaqes 40% më shpejt se në materialet e mëparshme. Shkencëtarët thonë se zhubra të ngjashme janë gjetur në natyrë në krahët e fluturës Morfo dhe në gjethe të bimëve të ndryshme.

Duke aplikuar modelin e mprehtë në sipërfaqet artificiale si metali, pëlhurat dhe sendet qeramike, Shkencëtarët shpresojnë të krijojnë produkte që do ti bëjnë ballë lagështisë.


0 comments:

Post a Comment

 
Top