Për të gjithë miliarderët e pasionuar pas biçikletave, kompania skandinave Aurumania ka prodhuar një biçikletë të larë në flori dhe që përmban 600 diamante Swarowski.

Kompania ka prodhuar vetëm 10 ekzemplarë të tillë pasi kërkesat për të nuk janë të shumta. Arsyeja? Kushton 100 mijë dollarë.

Secila nga biçikletat është montuar me dorë dhe në pjesën e përparme kanë të shënuar numrin e serisë. Kompania Aurumania e ka marrë emrin nga bashkimi i fjalës latine Aurum (ar) dhe mania. Kjo kompani prodhon vetëm produkte luksi.



0 comments:

Post a Comment

 
Top